Shkurt.ch
Ka vrarë babanë, shpallet e pafajshme
Ajo kishte thënë se kishte shtënë në të atin ngase kishte pasur frikë për jetën e saj
Një vajzë, sot 25 vjeçare, e cila kishte vrarë para dy vitesh të atin në Oberrieden të Cyrihut me armë zjarri, është liruar dje nga burgu dhe është shpallur e pafajshme.
Gjykata e Qarkut në Horgen ka konstatuar se nuk qëndron akuza e bërë më parë për vrasje me paramendim. Prokuroria kishte kërkuar më parë 7 vite burg për të. Sipas padisë, me gjithë faktin se ajo ishte në vetëmbrojtje, vajza nuk kishte vepruar në proporcionalitet me rrezikun.
E akuzuara kishte thënë se kishte shtënë në të atin ngase kishte pasur frikë për jetën e saj. Ai kishte hyrë në dhomën e saj dhe kishte bërtitur “do të të vras”. Ndërkaq, revolen ajo e kishte blerë më parë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor