Shkurt.ch

Juncker: Zvicra do ta bënte BE-në më komplete

Hyrja e Zvicrës në BE nuk do ta ndryshonte këtë të fundit, por ajo megjithatë do të përfitonte moralisht

„Bashkimi Evropian do të ishte më i kompletuar po të kishte Zvicrën brenda”, ka thënë kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në një intervistë për gazetën gjermane „Die Zeit”.

Në këtë kontekst Juncker e ka quajtur qëndrimin e SVP-së si në esencë pozicion mbrapavajtës dhe i paperspektivë. „Neutraliteti në vetvete, edhe kur quhet aktiv, në instancë të fundit shpien në qorrsokak, në rast se nuk gjen dot dëgjues e as partner në Evropë dhe në botë”, ka thënë Juncker.

Ndonëse hyrja e Zvicrës në BE nuk do ta ndryshonte këtë të fundit, megjithatë, ajo do të përfitonte moralisht, ka shtuar Juncker në intervistën e tij dhënë gazetës gjermane „Die Zeit”.