Lajme

Josep Borrell bën thirrje për paqe të qëndrueshme në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për armëpushtim të gjatë midis Izraelit dhe Hamasit, teksa ka shtuar se të martën përfundon pezullimi i operacioneve, ndërsa duhet të mendohet se si të vazhdojë procesi politik.

“Armëpushimi fillestar katërditor ishte një hap i parë i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje politike. Nesër përfundon pezullimi i operacioneve. Ndoshta do të zgjasë edhe disa ditë. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si do të vazhdojmë procesin politik nga sot”, ka thënë kryediplomati i BE-së në Forumin e 8 Rajonal të Bashkimit për Mesdheun në Barcelonë, Spanjë, raporton CNN.

Ndër të tjera, ai ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, teksa u shpreh se “mënyra se si Izraeli ushtron të drejtën e tij për mbrojtje ka rëndësi”, ndërsa nënvizoi numrin shumë joproporcional të vdekjeve dhe vuajtjet e civilëve në Gaza, përcjell albinfo.ch.