Fun

Jolie e Pitt drejt ribashkimit

Dy aktorët e njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë vendosur të mos vazhdojnë me procedurat e shkurorëzimit

Një raportim i ri nga “Us Weekly” thotë se ish-çifti që bëri publik ndarjen në muajin shtator të vitit 2016, nuk ka lëvizur fare me procedurat për t’i dhënë fund martesës.

“Divorci është hedhur poshtë. Ata nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim për disa muaj dhe askush nuk mendon se do ta bëjnë këtë ndonjëherë”, kanë thënë miq të çiftit për revistën.

Sipas burimit, aktori Pitt është përpjekur që vazhdimisht gjatë kësaj kohe të kthejë Jolien dhe tani “mendohet se do të bëhen bashkë, pasi Pitt ka lënë alkoolin, dhe problemet për të cilat kishte folur më parë”.

“Të gjithë tani mendojnë se ata do të bashkohen”, ka thënë një burim i revistës.