Shkurt.ch
Jep dorëheqje kryetari i BDP-së, Grunder
"Partia është rritur. Udhëheqja tashti duhet të jetë me bazë më të gjerë", ka thënë Hans Grunder
Kryetari i partisë BDP, Hans Grunder ka paraqitur dorëheqjen nga posti i tij partiak për fillim të muajit maj. Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, Grunder, këtë lajm ia ka kumtuar javën e kaluar në mënyrë të papritur kryesisë së partisë së tij.
“Partia është rritur. Udhëheqja tashti duhet të jetë me bazë më të gjerë dhe prezantimi i partisë nuk duhet të mbetet vetëm çështje e dy figurave”, ka qenë arsyetimi i tij për dorëheqjen.
Grunder ka qenë kryetar i BDP-së që nga themelimi i partisë, në vitin 2008. Kjo parti ka lindur si rezultat i përçarjes në SVP-UDC, pas zgjedhjes në vitin 2008 të ministres Eveline Widmer –Schlumpf në qeveri, kundër vullnetit të ish partisë së saj, SVP-UDC-së.
Si pasardhës i mundshëm i Grunder-it nga burimet brendapartiake konsiderohet deputeti nacional nga Glarusi, Martin Landort. Udhëheqja e re e partisë do të zgjidhet më 4 maj.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës