Shkurt.ch

Jep dorëheqje kryetari i Bankës Nacionale të Zvicrës

Pas një mori kritikash për më shumë se një javë, presidenti i Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB-BNS), Philipp Hildebrand, jep dorëheqje

Philipp Hildebrand largohet nga posti i tij menjëherë, ka njoftuar të hënën SNB-BNS, njoftojnë mediet zvicerane. Sot pasdite ai do të japë sqarime gjetë konferencës së shtypit në Bernë.

Lajmi për dorëheqjen e tij vjen në një moment kur Hildebrand do të audicionohej nga kryetari i Këshillit të bankës, Hansueli Raggenbass, si dhe Presidentja e Konfederatës zvicerane, Eveline Widmer-Schlumpf.

Të enjten e kaluar presidenti i SNB-BNS pati thënë se nuk do të jepte dorëheqje dhe se nuk kishte bërë ndonjë gabim juridik.

Për më shumë rreth çështjes në fjalë lexoni shkrimet tona të mëhershme:

Spiuni i Bankës Sarasin duket se ka tentuar të vetëvritet

Hildebrand: “Kritikët e mi i shkaktojnë dëme Zvicrës”

Vazhdon afera “Hildebrand”

Pse Christoph Blocher del në vend të parë ?

Vërtetohet versioni i Hildebrandit

Vetëm SVP-UDC kërkon dorëheqjen e Hildebrandit!