Kosova

Ja sa për qind kanë votuar qytetarët e Kosovës deri në orën 17:00

Në konferencën e radhës Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se deri në ora 17.00 për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale kanë votuar 38 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ismet Kryeziu nga DnV tha se kjo është një përqindje më e madhe krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Po ashtu ai ka përmendur edhe numrin e madh të asistuesve që kanë përcjellë të moshuarit për të dalë të votuar.

“Asistenca gjatë votimit ka qenë 23.500 raste, e cila bëhet fjalë për një moshë të caktuar që nuk ka mund të votojë pa një përcjellës”, tha Ismet Kryeziu, duke shtuar se ky numër në zgjedhjet e kaluara ishte mbi 31.000, përcjell albinfo.ch.