Lajme
“Ja pse koronavirusi nuk do të godasë fort në Shqipëri”
Duke qenë se prej ditësh të gjithë jemi përfshirë nga ankthi i koronavirusit, mirëpo një lajm optimist vjen për Shqipërinë.
Koronavirusi mund të mos godasë Shqipërinë aq sa ka goditur Veriun e Italisë, por në të kundërt mund të jetë shumë më pak agresiv. Mesazhi i optimizmit vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues më famë botërore, një nga zbuluesit e virusit të SIDA dhe të testit të parë të diagnostikuar të HIV.
Sot është drejtor i Institutit te virologjisë në Universitetin e Mariland në SHBA.
Sipas Roberto Gallo ”epidemia qe po perhapet tani ne itali nuk eshte njeloj si epidemia qe u perhap ne Kine dhe besoj se nuk eshte e sigurt qe covid i ri do te perhapet ne mase edhe ne Jug te Italise”.
“Me hartën e botës në dorë po dallojmë një përhapje nga Lindja në Perëndim dhe në të kundërt dhe jo nga Veriu në Jug. Nëse shikojmë globin shohim se virusi psh nuk është përhapur në Rusi dhe në Afrikë. Nuk e dimë akoma pse, ndoshta është një faktor që lidhet me temperaturën ose jo. Por është një element që duhet marrë me patjetër në konsideratë”
Italia e jugut, që është në të njejtën pozicion gjeografik jugor si Shqipëria në fakt deri në këto momente është më pak e prekur nga koronavirusi në krahasim me rajonet në Italinë e veriut. Është fakt që në Pulja për shembull, pavarësisht nga shkëmbimet e vazhueshme të njerëzve me Italinë e veriut, janë vetëm 100 të infektuar, nga të cilët vetëm 2 janë shtruar në reanimacion me simptoma më të rënda. Edhe në Romë, që ka popullsi të njejtë me Milanon, deri tani rastet jane vetëm 170 dhe vetëm 20 janë shtruar në reanimacion, krahasuar me 9.000 vetëm në Lombardi.
Në rast se është e vërtetë siç konstaton prof. Gallo, që për arsye të panjohura koronavirusi lëviz më shumë nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug, Shqipëria ka shumë mundësi të mbetet vetëm në kufijtë e dallgës së tij infektuese. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës