Tematike

Ja çfarë gjobash parashikoin qeveria zvicerane për ata që nuk mbajnë maskën

Një gjobë rregullatore mund të arrijë në një maksimum prej 300 frangash me ligj

Këshilli Federal ka marrë të mërkurën vendime të mëtejshme për të luftuar krizën e Koronës. Fokusi kryesor i konferencës për shtyp të mbajtur dje ishte në rritjen e fondeve për rastet e rënda, kontributet e “A-fonds-perdu” për sportin dhe përdorimin e mbrojtjes civile dhe ushtrisë, shkruan srf.ch.

Veç tjerash, u njoftua se Këshilli Federal i ka propozuar parlamentit një ndryshim sa i përket detyrimit për vënien e maskës.

“Këto protesta thjesht nuk sjellin ndonjë mirë. Ne kemi nevojë për disiplinë dhe duhet të përshtatemi ” ka thënë Ministri i Financave Ueli Maurer duke u marrë me demonstrimet që kanë bërë së fundi skeptikët e koronavirusit, transmeton albinfo.ch.

Dhe, ka shtuar ai: “Ndoshta një gjobë aty-këtu mund të ndihmonte”.

Por baza ligjore për një gjë të tillë duhet të krijohet vetëm me ndryshimin e propozuar të ligjit, transmeton albinfo.ch. Prandaj, shtrohet pyetja:  a do të ketë në të ardhmen kontrolle për maska në shkallë të gjerë? Dhe sa të larta do të jenë gjobat?

Çfarë saktësisht do të ndryshohet?

Për shkak të kërkesave të shprehura nga kantonet, siç ka theksuar, Këshilli Federal dëshiron të adaptojë Aktin e Gjobave të Rendit: shkeljet që renditen në Aktin e Epidemive tani do të dënohen me gjobë, përcjell albinfo.ch.

Me fjalë të tjera: policia mund të lëshojë një gjobë në vend, përmes një procedure të thjeshtuar nëse dikush shkel detyrimin e mbajtjes së maskës.

Sa të larta do të jenë gjobat?

Një gjobë rregullatore mund të arrijë në një maksimum prej 300 frangash me ligj.