Futboll

Izraeli shtyn festën e Zvicrës

Zvicra ishte afër kualifikimit në Evropian, por festa u shty në fund.

Përballja ndaj Izraelit në Hungari përfundoi 1:1. Derisa Vargas shënoi në pjesën e parë, ishte Ëeissman, i cili barazoi shifrat në minutën e 88-të.

Granit Xhaka ishte kapiten e titullar, si dhe theu rekordin me 119 paraqitje, kurse Xherdan Shaqiri ishte në bankën rezervë. Andi Zeqiri hyri e doli në pjesën e dytë.

Zvicra ka 16 pikë, aq ka edhe Rumania, ndërsa Izraeli numëron 12, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje kualifikuese për Euro 2024.

Nati në ndeshjen e ardhshme ndeshet me Kosovën në Bazel të shtunën, derisa takimi tjetër me rëndësi është Izrael-Rumania.

Ruben Vargas pas ndeshjes tha: “As unë nuk kam një shpjegim për këtë. Sigurisht që as kundërshtari nuk ka bërë keq. Nuk kam një shpjegim pse nuk ia dolëm. Nuk kemi lejuar shumë. Kishim një shans të madh për t’u kualifikuar. Tani do luajmë me Kosovën në shtëpi. Tani do përpiqemi të kualifikohemi”.