Lajme
Ishin duke udhëtuar, 20 mërgimtarë të lënduar në aksidentin në Austri
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë në autostradën perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë.
Raportohet se në orët e para të ditës së enjte, më 19 maj, ka ndodhur një aksident i rëndë në një autostradë perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë, nga i cili janë lënduar disa persona, shkruan albinfo.at.
Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 03:00 në drejtim të Vjenës.
Sipas informacioneve fillestare, autobusi që shkonte nga Kosova është përplasur me një parmak prej betoni.
“Ne u lajmëruam në orën 03:08 dhe autobusi kishte 28 persona. Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të lënduar lehtë, nëntë persona mbetën të palënduar. Nga tre të plagosurit rëndë, tre janë dërguar në spitalet e Salzburgut”, ka thënë për mediat rajonale të Salzburgut, Hermann Gerstgraser, komandanti i autoritetit të shpëtimit të qarkut të Flachgau.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet policore, autobusi ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes