Shkurt.ch

Iniciativa “Kundër imigrimit masiv” e gatshme për votim

Pas shtatë muajsh pune, është plotësuar numri i nevojshëm i nënshkrimeve për të vënë në jetë iniciativën e SVP-UDC-së „Kundër imigrimit masiv”.

Siç ka njoftuar Zyra Federale, janë grumbulluar 135 mijë nënshkrime të vlefshme për këtë iniciativë në nivel shteti.

Përmes kësaj iniciative, SVP-UDC-ja synon të vendosë kuota ose kontingjente për numrin e të huajve që do të lejohen të vijnë në Zvicër. Për të realizuar synimin e saj, kjo parti ka marrë në konsideratë madje edhe prishjen e marrëveshjes për lëvizje të lirë me BE-në.