Lajme
Sektori i hotelerisë në Zvicër: Dështojnë negociatat për pagat minimale
Negociatat për rregullimin e pagave minimale në sektorin zviceran të hotelerisë deri në vitin 2025 kanë dështuar. Sindikatat tani po e çojnë çështjen në një gjykatë arbitrazhi, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht një viti rekord për ekonominë në vitin 2023, shoqatat e punëdhënësve nuk janë të përgatitura për të rritur pagat minimale, siç njoftuan bashkërisht të hënën Unia, Syna dhe Unioni Hotel & Gastro.
Tutje, në deklaratë u tha se asnjëherë më parë nuk janë regjistruar kaq shumë qëndrime gjatë natës dhe parashikimet për vitin 2024 janë gjithashtu të mira, shkruan swissinfo.
Shumë punëtorë janë përballur me humbje të fuqisë blerëse prej vitesh, shtuan ata. Inflacioni, rritja e primeve të sigurimit shëndetësor dhe rritja e qirasë janë probleme të zakonshme në gjithë Zvicrën.
Dhe, sindikatat cituan Zyrën Federale të Statistikave (BFS), sipas së cilës pagat reale në sektorin e hotelerisë kanë rënë që nga viti 2017.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor