Fotolajmi

Indeksi i klimës së biznesit në Gjermani, në nivel rekord

Optimizmi i kompanive gjermane në qershor u rrit në një nivel të ri rekord, sipas hulumtimit në Institutin IFO Mynih, përcjell albinfo.ch.

Instituti Ifo tha se indeksi i klimës së biznesit në qershor është rritur nga 114,6 në 115,1 pikë.

Institucioni në Munich çdo muaj ka analizuar 7.000 kompani gjermane në lidhje me pikëpamjen e tyre të situatës aktuale dhe zhvillimet në muajt e ardhshëm.

Ekonomia gjermane në periudhën janar-mars u rrit me 0.6 për qind dhe për periudhën nga prilli deri në qershor priten rezultate pozitive.