Qatar 2022
FIFA dënon Serbinë me 20 mijë franga
Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar me 20.000 franga zvicerane (21,300 dollarë).
Ajo u dënua pasi shfaqi një pankartë politike për Kosovën në dhomat e zhveshjes para ndeshjes me Brazilin, transmeton indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Ai tregonte një hartë të Serbisë që përfshinte territorin e ish-krahinës së saj, e cila ka qenë një shtet i pavarur për gati 15 vjet dhe sloganin “Jo dorëzim”.
Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për pankartën, e cila ishte varur mbi dollapët e dy lojtarëve të Serbisë më 24 nëntor.
FIFA po ashtu ka dënuar edhe Federatën e Kroacisë me 50,000 franga zvicerane (53,000 dollarë), pasi tifozët e ekipit abuzuan verbalisht dhe talleshin me portierin kanadez, Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe.
FIFA gjithashtu gjobiti Arabinë Saudite me 30,000 franga zvicerane (32,000 dollarë) për “sjellje të keqe të ekipit” pasi mori gjashtë kartona të verdhë në ndeshjet kundër Argjentinës dhe Meksikës.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor