Shkurt.ch

I sëmuri mental nga Maqedonia, mbyt me veturë një grua në Bazel

Një grua që po ngiste biçikletën ka humbur jetën dhe shtatë kalimtarë tjerë kanë pësuar lëndime shkallësh të ndryshme

Shtetasi nga Maqedonia, i ikur nga enti psikiatrik, pasi ka rrëmbyer një veturë, ka shkaktuar një fatkeqësi të rëndë komunikacioni në qytetin e Bazelit. Personi 27 vjeçar ka vozitur makinën me shpejtësi të palejueshme nëpër qendrën e qytetit, duke goditur me qëllim një grumbull njerëzish.

Me këtë rast një grua që po ngiste biçikletën ka humbur jetën dhe shtatë kalimtarë tjerë kanë pësuar lëndime shkallësh të ndryshme.

I sëmuri psikik është kapur nga policia , njofton Prokuroria e Bazelit.

Sipas të dhënave të para policore, 27 vjeçari kishte nxjerrë më parë me dhunë një burrë nga vetura e tij, në të cilën pastaj kishte hipur vetë.