Integrimi
I eksplodon celulari, i digjet pasaporta shqiptarit
Duke hulumtuar në çantë ai sheh se ishte telefoni i tij mobil që kishte eksploduar dhe nga shpërthimi ishte djegur edhe pasaporta
Erhat Kurtishi, shqiptar i Maqedonisë me qëndrim në Heresbrugg të St. Gallenit nuk u ka besuar syve kur ka parë se në çantën e djegur të të shoqes, ishte djegur dhe bërë e papërdorshme pasaporta e tij maqedonase. Por prej nga ky zjarr?
Duke hulumtuar në çantë ai sheh se ishte telefoni i tij mobil që kishte eksploduar dhe nga shpërthimi ishte djegur edhe pasaporta dhe ishte shkaktuar një zgavër në çantë.
Erhati bashkë me gruan ishin duke u kthyer nga Austria, ku, në afërsi të kufirit kishin shkuar me një roller për freskim, shkruan 20minuten.ch. Era e shkrumbit ua kishte tërhequr vëmendjen dy të rinjve për të shikuar se çfarë ka mundur të ndodhë.
Me ndjenjën e befasisë së pakëndshme ata ishin drejtuar në pikën doganore austriake të vendkalimit kufitar ku kishin pyetur se si do t`ia bënin për pasaportë. Doganierët i kishin përcjellë në policinë kufitare të Zvicrës. Autoritetet policore nuk kishin mundur të ndihmonin çiftin. Ndërsa Erhatit i ka mbetur vetëm që të drejtohet në Konsullatën Maqedonisë për pasaportë të re dhe… sigurisht, të blejë një celular të ri.
Ekspertët thonë se si pasojë e nxehtësisë dhe ftohtësisë ekstreme, bateritë e telefonave mobilë edhe und të eksplodojnë. Por kjo ndodhë tepër rrallë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës