Kosova

HUUMë – dhuro dashuri për lëkurën! 

Arbërore Riza, themeluesja e HUUMë, kësaj linje unike të produkteve për lëkurën, e ka mision jetësor që secili produkt i kësaj marke të Kosovës të jetë i sigurt dhe i përshtatshëm, për lëkurën dhe shëndetin 

Në zemër të Prishtinës, në një rrugicë të qetë në krah të ndërtesës së ish-Rektoratit, do të shikoni tabelën që ju fut në botën e produkteve natyrale për kujdesin personal – të gjitha të prodhuara në Kosovë! Me dhjetëra produkte me formula unike, që ushqejnë lëkurën dhe flokët tuaj. Është HUUMë, një kompani e specializuar për produkte me përbërës 100% natyralë, të padëmshëm për njeriun apo natyrën.  


Lëkura është organi më i madh i njeriut. A e keni ditur që trupi i njeriut përthith rreth 60% të produkteve që bien në kontakt me lëkurën pothuajse brenda 20 sekondave të para? Për këtë arsye, Arbërore Riza, themeluesja e kësaj linje unike të produkteve për lëkurën, e ka mision jetësor që secili produkt i kësaj marke të Kosovës të jetë i sigurt dhe i përshtatshëm, për lëkurën dhe shëndetin.  

Përbërësit kryesorë të linjës HUUMë janë vajra nga kokosi, ulliri, luledielli, jojoba, gjalpi shea apo gjalpi i kakaos, që pothuajse 98% importohen nga vendet e BE-së dhe posedojnë certifikatat përkatëse që dëshmojnë se janë me origjinë organike dhe natyrale. Sikurse e tregon dhe vetë emërtimi, huma – apo argjila e gjelbër që gjendet pranë lumenjve, është përbërësi aktiv kryesor i secilit produkt që mban vulën e formulës unike të Arbërores.  

Gjithçka filloi në kuzhinën e vogël…  

 “Me përkushtim të palodhur, pasion dhe shumë dashuri për atë që bëjmë, ne krenohemi që ofrojmë cilësi të testuar përmes listës së pasur me përbërës të shëndetshëm që përdorim në të gjitha produktet tona” thotë Arbërorja.  

Gjithçka ka nisur në vitin 2018, nga kuzhina e vogël e shtëpisë së saj, por me shtysën e një vizioni të madh dhe misioni të fuqishëm: të krijonte produkte të jashtëzakonshme, punuar me dorë dhe me kosto të përballueshme. Tashmë, në dyqanin e saj fizik dhe online, mund të gjesh gjithçka për kujdesin ndaj vetes, por edhe për dhurata: sapunë për flokë, fytyrë dhe trup, balsam për buzë, deodorant, maska për fytyrë, kremra të ngurta hidratuese për trup, vajra për fytyrë dhe kripëra për vaskë. Gama e produkteve vjen duke u zgjeruar.   

Formulat e secilit produkt janë të miratuara nga farmacisti dhe teknologu i kompanisë dhe të testuara në Laboratorin e Institutit të Shëndetësisë Shkup.  

Produktet e HUUMë janë të qëndrueshme në afat të gjatë dhe nuk testohen tek kafshët, pasi është mision i kompanisë që të kujdeset jo vetëm për lëkurën dhe flokët e klientëve, por edhe për të gjithë ekosistemin e natyrës. Përveç produkteve 100% natyrale, kompania është e fokusuar që të kalojë plotësisht në përdorimin e ambalazheve eko-miqësore. “Eko-miqësore” duket të jetë dhe fjala kyç e identitetit, vizionit dhe vlerave të kësaj marke të Kosovës. Në fakt, për Arbëroren është me shumë rëndësi që produkti të jetë cilësor jo vetëm për të mirën e shëndetit dhe natyrës, por edhe për një arsye tjetër. “Me punën tonë të palodhur dhe produktet tona, kemi shtruar udhën për të thyer barrierat që nuk vlerësojnë prodhimin vendor”.   

HUUMë, të kujton aromat nga e kaluara 

Gjithashtu, një tjetër shtysë e Arbërores është që të ketë ndikim edhe në sjelljet e konsumatorëve dhe t’i bëjë ata të shohin dobinë e përdorimit më të madh të sapunit për kujdesin ndaj flokut dhe lëkurës, si dikur. “E mbaj mend, kur në kushte shtëpie fillova t’i prodhoj sapunët e parë. Kisha ndjenjë të veçantë për këto dhe i trajtoja si të jenë të pakapshme dhe shumë të shtrenjta. Kishin shumë vlerë për mua”, thotë ajo.  

Këtu e ka burimin edhe emërtimi i kompanisë – HUUMë. “Gjenerata e gjyshërve e tutje, higjienën personale e kanë mbajtur me humë-argjilë e gjelbër, e cila gjendet përreth lumenjve. Mirëpo, unë e shtova edhe një shkronjë U, sepse, kur po e theksojmë fjalën humë, disi U-në po e zgjasim. “Ë”-ja është germa që për mua përfaqëson unikalitetin e gjuhës shqipe dhe desha që emërtimi i kompanisë të jetë kryekëput origjinal. Kjo është historia e emrit HUUMë” rrëfen Arbërorja.   

Kështu nisi jetësimi i pasionit që tashmë është shndërruar në profesion dhe në një markë të njohur.   

Produktet HUUMë   

 12 lloje të sapunëve për trup, flokë, fytyrë   

2 lloje të zbutësit (balsamit) për buzë   

3 lloje të kremrave të ngurta për trup (body butterstick)   

1 lloj deodoranti   

7 lloje të maskave për fytyrë   

3 lloje të kripërave për vaskë   

2 lloje të produktit për avull fytyrë punuar nga bimë aromatike, që kanë dhe efektin e inhalimit   

Vaj për pastrimin e grimit për çdo tip lëkure   

Si të blini dhurata në HUUMë   

Adresa: Sheshi Nënë Tereza, 49/B3-1, Prishtinë, 10 000, Kosovë  

Tel: +383 (0) 49 403 303  

e-mail[email protected] 

FB: https://www.facebook.com/huumenatural 

Instagramhttps://www.instagram.com/huumenatural/ 

Instagramhttps://www.instagram.com/huumenatural_sweden/ 

webwww.huumenatural.com 

 

Njihuni me Arberore Rizën, krijuesen e HUUMë 

 Pas një karriere të gjatë në botën e medias, organizatave të ndryshme dhe institucioneve vendore, Arbërorja vendosi të nisë sfidën e radhës: atë të ndërmarrësisë. Gjatë qëndrimit 10-vjeçar në Londër, ajo u njoh më nga afër me përbërësit natyralë të produkteve të higjienës personale dhe të kozmetikës. Dalëngadalë ky interesim u shndërrua në hobi personal dhe në kohën e saj të lirë, vizitonte dyqane që ofronin produkte të tilla. Më pas, ajo nisi të hulumtojë më gjerësisht me lexime, trajnime dhe kaloi në eksperimentime me produkte të ndryshme. Tani, HUUMë ka krijuar emër të fuqishëm.