Shkurt.ch

Hotelet me më pak vizitorë

Gjatë vitit që shkoi, hotelet e Zvicrës kanë shënuar 2 për qind më pak buajtje se në vitin 2010. Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 35.49 milionë buajtje.

Karakteristike për vitin 2010 ka qenë rënia e numrit të mysafirëve evropianë për 7.3% dhe ngritja e atyre aziatikë për 13.4%.

Me gjithë rritjen, turistët kinezë kanë bërë 600.000 fjetje në hotelet zvicerane, që në përqindje është shifër e ulët, gjithsej 1.7% nga numri i përgjithshëm.

Për herë të parë turistët kinezë gjatë vitit të kaluar kanë zënë vendin e parë për nga numri, në konkurrencën e turistëve nga Azia. Deri më tash këtë vend nderi e kishte gjithmonë Japonia.

Turistët e huaj më së shumti vizitojnë Lucernin, Cyrihun, Gjenevën dhe regjionin Berner Oberland.