Lajme

Hong-Kongu, një vend tjetër që e ka pritur vitin 2024

Hong-Kongu është po ashtu ndër vendet që tashmë ka mirëpritur Vitin e Ri. Festimet u zhvilluan me një muzikal 12-minutësh dhe fishekzjarre, shfaqja më e gjatë dhe më e madhe që qyteti ka përjetuar ndonjëherë, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimeve nga BBC, dhjetëra mijëra njerëz përreth portit kanë qëndruar për të shijuar festën.

Shfaqja me temë “Legjenda e re e Vitit të Ri”, përshkruan ndryshimin e stinëve dhe bukurinë e natyrës, teksa qytete të tjera në Kinë, përfshirë Pekinin, po mirëpresin gjithashtu 2024.

Pamje nga festat nëpër botë në linkun:  https://www.youtube.com/watch?v=XBfKxTA9f4k