Shkurt.ch

Hetohen punëtorët në të zezën në një vend ndërtimtarie të Konfederatës

Tani edhe Konfederata është e prekur nga puna e kryer në të zezën. Një rast është zbuluar në kantonin e Vaudit. Edhe pse bëhet fjalë për punë të kryer në kuadër të një nënkontraktimi të bërë me një nënkontraktor, sipas hetimeve të paraqitura nga Televizioni TSR, Berna dëshiron të reagojë.

Zëdhënësja i Zyrës Federale për Ndërtim dhe Logjistikë (FNL), Isabelle von Erlach, konfirmoi të dielën se pasdite Berna parashikon të trajtojë këtë çështje. “Kjo është hera e parë që (FNL) përballohet me një rast të punës ilegale. Ne jemi të indinjuar se përkundër të gjitha përpjekjeve tona, prapëseprapë shkelje të tilla të ligjit janë të mundshme”, pohoi ajo.

Zëdhënësja shtoi se në rast të “shpalljeve të veprave të tilla, në mandatojmë menjëherë Departamentin tonë ligjor, i cili ndërmerr të gjitha masat në mënyrë që kompanitë e fajësuara të japin një shpjegim. Në rast shkelje të detyrës, kontraktuesi do të paguajë një dënim kontraktual për klientin”.

Sipas hetimeve të TSR-it, inspektorët e kantonit të Vaud-it kanë gjetur mashtrime të tilla në një vend të ndërtimit të qendrës së kërkimit dhe arkivimit të Kinomatekës në Penthaz (Vaud). Një raport i është dërguar menjëherë FNL-it, në të cilin shkruhej që projekti i prekur ishte i ngarkuar me punë të financuara nga qeveria federale me një shumë prej rreth 70 milionë frangave.