Kosova

Haxhiu: Nuk i kemi pasur 80 vota për presidentin

Në deklaratën e fundit ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Vetëvendosje nuk i do zgjedhjet, mirëpo siç ka thënë, moszgjedhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje.

Haxhiu ka thënë se VV-ja nuk i ka 80 vota për presidentin.

“Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin. Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë, ani pse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua, ka pasur plan të rrëzohet. Ne nuk i duam zgjedhjet, por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje, prandaj përgjegjësia për këtë u mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka shtuar se nuk kanë çfarë t’u bëjnë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit duhet dhënë, siç ka thënë, terminale doganore, poste diplomatike a tenderë.