Lajme

Hapet panairi i orëve luksoze në Zvicër

Orë luksoze që thyejnë rekord sa u takon vlerës së tyre do të ekspozohen për publikun. Prodhuesit e orëve do të prezantojnë krijesat e tyre më luksoze gjatë javës në Gjenevë, në panairin ‘Orët dhe Mrekullitë”.

“Këtë vit po kërkojmë rekorde të reja dhe kemi parë orët më të komplikuara në botë, si për shembull orën e xhepit “Vacheron Constantin”, me 63 përbërës dhe 5.5 cm e trashë. Gjithashtu do të doja t’ju prezantoja orën më të hollë të panairit, që është kjo këtu…”, thotë Gianfranco Ritschel, ekspert orësh.

Por a mund t’i përballojnë njerëzit orët luksoze zvicerane? Një prej pronarëve do të identifikojë orën e duhur për çmimin e duhur. Një orë që është vetëm 2 milimetra e trashë.

“Rrezja e çmimeve që ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme në treg është mes 1 mijë dhe 3 mijë. Ne jemi për ata konsumatorë që kërkojnë elegancë dhe aksesorë të rafinuar dhe kërkesat për një çmim të tillë janë shumë të larta”, shprehet Elie Bernheim, CEO i markës “Raymond Weil”.

Dyert e panairit do të qëndrojnë të hapura për publikun për tre ditë. Ato hapen këtë të shtunë dhe mbyllen të hënën, ose nga 13 deri më 15 prill.