Shkurt.ch

Hammarberg: Zvicra të bëjë më shumë kundër racizmit

Por, komisari evropian ka thënë se Zvicra gjatë viteve të fundit ka bërë hapa pozitivë në respektimin e të drejtave të njeriut

Zvicra duhet të bëjë më shumë kundër diskriminimit dhe racizmit, ka kërkuar komisari Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, Thomas Hammarberg.

Komisari në fjalë nga Suedia ka qëndruar për vizitë në Zvicër dhe gjatë katër ditëve të qëndrimit ka marrë një përshtypje të tillë për realitetin e këtushëm. Sipas tij, tendencat ksenofobike janë duke marrë përmasa shqetësuese.

Disa nga shembujt që Hammarberg ka marrë për këto vërejtje janë iniciativat si ajo për ndalimin e ndërtimit të minareve dhe tjetra, për dëbimin e të huajve kriminelë. Por, njëkohësisht me vërejtjet, komisari evropian ka thënë se Zvicra gjatë viteve të fundit ka bërë hapa pozitivë në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut.

Zvicra, ashtu si dhe anëtarët tjerë të Këshillit të Evropës i nënshtrohet mbikëqyrjes dhe vlerësimit të rregullt nga kjo organizatë.