Lajme

Greqi: Pesë të vdekur pas fundosjes së anijes me migrantë

Roja bregdetare e Greqisë ka bërë të ditur se pesë migrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundosjes së anijes në brigjet e Kretës, ndërsa rreth 40 të tjerë janë të zhdukur dhe 39 tjerë janë shpëtuar.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se anija është fundosur në jugperëndim të ishullit të Kretës, ndërsa janë në kërkim të të zhdukurve qysh prej fundosjes së anijes në orët e para të mëngjesit, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportimeve disa persona janë shpëtuar me helikopterë dhe janë në kujdes intensiv në spital, ndërsa vendi ka regjistruar këtë vit rritje prej 25 për qind të tentimeve të migrantëve për të hyrë në këtë shtet.

Në periudhën 2015-2016 raportohet se rreth 1 milion njerëz kanë arritur në brigjet greke, kryesisht me gomone.