Shkurt.ch
Gratë parkojnë më mirë se burrat
Duket të jetë vetëm paragjykim se gratë nuk dinë t’i parkojnë automjetet krahasuar me burrat
Sipas një studimi britanik rezulton të jetë tërësisht i pabazuar fakti që gratë janë më pak të afta se burrat për parkuar automjetet.
Studimi i publikuar të hënën nga operatori i parkingjeve “NCP”, konstaton se gratë janë shumë më të mira në vozitje se burrat.
“NCP” ka filmuar në 700 hapësira parkimi për një muaj dhe ka vërejtur se rreth 2.500 shoferë kanë manovruar me makinat e tyre derisa kanë parkuar. Studimi tregoi se gratë gjejnë një vend parkimi mesatarisht më shpejtë, sepse ata lëvizin më ngadalë dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të shpejtojnë si burrat për një vend të lirë parkingu.Sipas studimit, çdo e dyta grua, automjetin e saj e ka parkuar pikërisht në mes të hapësirë së lirë, ndërsa vetëm çdo i katërti burrë arriti ta bëjë të njëjtën.
39 për qind e automjeteve të vëzhguara me vozitëse femra respektojnë rregullat e mësuara në auto shkollë për të parkuar automjetin, ndërsa vetëm 28 për qind e meshkujve i binden rregullave të njëjta.
Megjithatë burrat janë treguar më të shpejtë sesa gratë.
Mesatarisht, ata kishin nevojë për 16 sekonda për të manovruar makinat e tyre në hapësira të lira parkingu ndërsa gratë kishin nevojë për 21 sekonda.
Instruktori britanik, Neil Beeson, i cili ishte përgjegjës për studimin, ka shprehur habinë me rezultatet. “Burrat janë në përgjithësi më të mirë në kurset e vozitjes,” i tha ai televizionit britanik ITV.
Beeson, rekomandon që burrat tash e tutje duhet t’i qasen më me respekt partnerëve të tyre në lidhje me aftësinë e parkimit të automjetit.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=UDYT0bVPdsc
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes