Gjuha
Gratë kineaste, në fokus të Festivalit të sivjetmë “Kino-Kosova”, në Bernë
Nga data 14 deri më 18 shtator, në kinematë e Bernës do të shfaqen histori nga vendi më i ri i Evropës, në kuadirn e festivalit të filmit "Kino Kosova"
“Kino Kosova” këtë vit ka edicionin e saj të tretë dhe, në fokus të festivalit janë kineastet nga Kosova. Nga data 14 deri më 18 shtator, në kinematë e Bernës do të shfaqen histori nga vendi më i ri i Evropës, thuhet në një njoftim për media, të lëshuar nga Kulturalink, shoqata që organizon festivalin, shkruan albinfo.ch. Programi karakterizohet nga histori personale, filma me karakter transformues.
Debatet që mbahen pas shfaqjes së filmave mundësojnë shkëmbime me kineastët dhe nxisin dialogun e ndërsjellë.
Kosova, si vendi më i ri në Evropë ka një histori plot zhvillime. Çështjet si statusi dhe vizat, atdheu, lufta dhe shpresa janë ende çështje që përcaktojnë jetën shoqërore të vendit. Nga kjo formësohet edhe puna kinematografike e artistëve kosovarë.
Ndoshta pikërisht për këtë, për shkak të historive personale, autentike, filmi kosovar ka pasur sukses të madh tashmë disa vite. Me një buxhet jashtëzakonisht modest krijohen vepra të vlefshme politikisht dhe historikisht me reputacion ndërkombëtar.
Pjesëmarrjet dhe çmimet e shumta nga festivalet e filmit të klasit të lartë si Festivali i Filmit në Toronto, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tokio, Festivali i Filmit Sundance apo Berlinale e dëshmojnë këtë.
Gratë në fokus
Edicioni i sivjetshëm i festivalit ka në fokus gratë kineaste. Si shikues, ne marrim kësaj here një përmbajtje të temave relevante që, deri më tani janë thënë dhe përpunuar vetëm nga pikëpamja mashkullore për dekada – në Kosovë dhe gjetkë.
Filmi VERA DREAMS OF THE SEA (Vera andrron detin) nga Kaltrina Krasniqi do të hapë festivalin. Ky film ka qenë pjese e programeve të festivaleve të shumta ndërkombëtare të filmit dhe është shumë i suksesshëm, shkruan albinfo.ch. Ndër të tjera, filmi i Krasniqit është vlerësuar me Çmimin e Madh në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Tokio. Kosova është përfaqësuar në këtë festival për herë të parë pikësisht me këtë film, dhe Kaltrina Krasniqi ishte gruaja e parë në historinë 34-vjeçare të festivalit që u nderua me Çmimin e Madh.
Përveç Kaltrina Krasniqit, në këtë festival, filmat e tyre do t`i prezantojnë edhe Blerta Basholli “HIVE” (Zgjoi), More Raça (ANROMDEDA GALAXY) dhe Samir Karahoda “DISPLACED” (Pa vend). Me këtë rast ata do të flasin mbi punën e tyre në seancat pasuese të pyetjeve dhe përgjigjeve.
Programi
5 ditët e festivalit do t’i përkushtohen filmave kosovarë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër. Përveç shfaqjeve në kinematë e ndryshme të Bernes (Kino REX, Kino in der Reitschule, Cine Camera, Cinematte), Kino Kosova fokusohet në formatet e diskutimit me kineastët. Në to përpunohen dhe klasifikohen temat komplekse dhe të ndjeshme, transmeton albinfo.ch. Debatet do të moderohen nga Alexandra Hiltman (gazetare Tages Anzeiger) dhe Ilir Hasanaj (regjisor Kosovë/Zvicër).
Programi mbështetës kompleton festivalin. Krahas një leximi në PROGR nga shkrimtarja kosovare që jeton në Bernë, Meral Kureyshi dhe shkrimtari i ardhur nga Kosova, Shpëtim Selmani, do të ketë edhe një bllok filmash që zhvillohen në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest” dhe u kushtohet kineastëve të rinj nga Kosova.
Në fund të festivalit, Kino Kosova dhe bee-flat ju ftojnë në një koncert të Trios Visar Kuçi dhe një DJ set nga Pika Pika, motrat Rozë Berisha dhe Blertë Berisha.
Kjo është “Kino Kosova”
Festivali “Kino Kosova” është themeluar tre vite më parë nga shoqata Kulturalink. Bëhet fjalë për festival filmi ku filmit kosovar i jepet një platformë ndërkombëtare. Iniciator është Sabahet Meta (Kulturalink), i cili është rritur në Kosovë dhe prej 8 vitesh jeton në Zvicër. Qëllimi i “Kino Kosova” është të ndërtojë ura kulturore dhe të promovojë shkëmbimin e artistëve dhe punëtorëve të kulturës.
Përveç 2 edicioneve në Bernë (2020 dhe 2021), Kino Kosova tashmë është shfaqur dy herë në kinemanë Riffraff në Cyrih (2021 dhe 2022) dhe një herë në Cinélux në Gjenevë (2021).
Artistët nga Kosova që do të jenë të pranishëm gjatë festivalit
Kaltrina Krasniqi, regjisore e filmit “Vera Andrron Detin”; Aulona Selmani, regjisore e filmit PARIAH STATE; Urtina Hoxha – regjisore e filmit “KUSH MYTET KAPET PER SHKUME”; More Raça, regjisore e filmit “ANDROMEDA GALAXY”; Samir Karahoda, regjisor i filmit “PA VEND”, Genc Salihu, aktor i filmit “MARTESA*.
Lexim me:
– Meral Kureyshi, autore e librave “Fünf Jahre Zeiten” dhe “Elefantët në kopsht” – i përkthyer në gjuhën shqipe nga Enver Robelli .
– Shpëtim Selmani, autor i librit “LIBËRTHI I DASHURISË”.
Koncert
Me Visar Kuçi Trio: Visar Kuçi – Kitarë, Enver Muhamedi – Bas, Enes Beu – Daulle
Dj set me: Rozë Berisha Blertë Berisha.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës