Shkurt.ch

Gratë kërkojnë barazi të pagave

Për punën e njëjtë, gratë fitojnë mesatarisht 18.4 për qind më pak se burrat. Me këtë pabarazi shkelen edhe ligjet në fuqi

Një aleancë e re e grave nga politika, ekonomia dhe sindikatat synon të bëjë presion për barazinë e pagave të grave. Sipas kësaj aleance, gratë për punën e njëjtë, fitojnë mesatarisht 18.4 për qind më pak se burrat. Me këtë pabarazi shkelen edhe ligjet në fuqi.

Për këtë arsye, Aleanca e Grave kërkon nga ndërmarrjet që të inkuadrohen në dialogun për barazinë e pagave dhe që të rishqyrtojnë pagat që japin.

Në këtë aleancë bëjnë pjesë “Bussines and Professional Women” (BPW), komisioni i grave në federatën e sindikatave SGB, gratë e partive BDP-PDB, të CVP-PDC, FDP-PLR dhe SP-PS.