Kosova
Granit Xhaka feston golin me një simbolikë dedikuar vajzës
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka shënur një gol të bukur në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës.
Ishte minuta e 18-të e ndeshje, kur Xhaka doli në rast të mirë para porte dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 1-0.
E teksa e gjithë skuadra e tifozët u gëzuan, në sy ra edhe mënyra interesante se si shqiptari nga Kosova e festoi këtë gol të shënuar.
Ai u pa duke bërë një gjest me pesë gishta mbi hundën e tij – që mund të duket i çuditshëm në pamje të parë, por për futbollistin ka shumë kuptim.
Kjo pasi ai është një simbol që vajza e tij e vogël e bën me të atin dhe në shenjë dedikimi, Graniti vendosi që ta festojë golin e tij në këtë mënyrë.
Ka qenë bashkëshortja e futbollistit, Leonita Lekaj, ajo e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale, ka shfaqur momentin kur vajza e tyre bën të njëjtin gjest si i ati i saj.
“Gol për Ayanan, ai e premtoi. Ne të duam ty, babai më i mirë”, ka shkruar ajo në InstaStory.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës