Kosova
Gjykata Kushtetuese vlerësoi që Kosova është Republikë parlamentare*
Përparim Avdili, deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut, ka postuar në murin e tij në facebook një opinion lidhur me zhvillimet më të reja në skenën e politikës kosovare. albinfo.ch publikon në vazhdim opinionin e plotë të z. Avdili:
Gjykata Kushtetuese vlerësoi që Kosova është Republikë parlamentare, ku të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e qytetarëve vendosin mbi ekzekutivin e vendit. Vendim absolutisht i drejtë sipas mendimit tim. Nëse institucioni më i lartë shtetëror nuk do kishte kompetenca të tilla, do shkaktonte destabilitet institucional. Njejtë ndodh edhe në Zvicër në rrafshin nacional, ku dy dhomat e bashkuara (Kuvendi dhe Senati) vendosin se kush e qeverisë vendin. Edhe në Zvicër ka ndodhur që qeveritarët populist, që më shumë bënin fushatë për partinë e tyre nga pozita e qeveritarit sesa të punonin, janë shkarkuar nga Kuvendi. Në Zvicër pra, në një vend shembull të demokracisë dhe funksionimit të saj.
Qeverisje nënkupton përgjegjësi dhe përkushtim maksimal për të bashkëvepruar me të gjithë, duke qenë i aftë të gjesh kompromise. Personifikimi ultrapopulist i mbështetësve të Kurtit po e çon Kosovën drejt një Erdoganizimi. Si në rastin e Erdoganit edhe në këtë rast, Diaspora, për fat të keq dhe dëshpërues, bëhet pjesë e këtij populizmi. Që shumë mbështetës të saj këtë gjë e duan, duket nga skandalizimi i tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e shpallin antikushtetuese. Kjo mendësi absolutiste, ku gjithë të tjerët janë gabim nëse nuk mendojnë njejtë si unë, duhet urgjentisht të marrë fund. Mjaft më! Kurti gjatë qeverisjes së tij dëshmoi shumëçka, por asnjëherë që është i aftë të qeverisë një vend pluralist. Kurti siç kuptohet qartë, dëshiron që populli t’i shkoj pas ku ai do, dhe po ai vet të vendos për ta. Pyetja që duhet bërë tani: Meqë edhe Gjykata Kushtetuese na qenka e kapur, a mos janë këta njerëz në shtetin e gabuar? Në planetin e gabuar? Madje në universin e gabuar, ku rregullat elementare të bashkëjetesës mund të jenë ndryshe?
Perversiteti i kësaj mendësie është që vetë VV bën ankesë tek Gjykata Kushtetuese dhe pastaj nuk e pranon vendimin e saj.
Padyshim që kjo situatë ku Kosova ndodhet sot, është rezultat edhe i gabimeve dhe dështimeve të LDK-së në të kaluarën, kjo përgjegjësi i ngelet edhe atyre. Por, ashtu si nuk mund t’i adresohet çdo meritë vetëm njërës palë, njësoj nuk mund të fajësohet vetëm njëra palë tani.
Avdullah Hoti si profesionist dhe teknokrat është përgjigjja më e mirë e mundshme përballë diskursit aktual të politikës kosovare, që është e mbushur me populizëm majtist dhe nacionalist tërësisht bosh.
Politika Zvicrane dominohet nga diskursi teknokrat, që në parim e ka objektivitetin dhe profesionalizmin. Moment kyç edhe për Diasporën, që këtë aspekt të politikëbërjes në Zvicër, ta shfaq me statuset e tyre në Facebook.
*Përparim Avdili është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut
*Ky është opinion i autorit dhe nuk reflekton domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor