Shkurt.ch
Gjykata Federale: Puna në të zezë „punë e ndershme”
"Puna ilegale nuk është bazë për ndëshkim me të holla sikur në rastet kur paratë fitohen me ndonjë veprim të dënueshëm"
Gjykata federale në Lozanë, si instanca më e lartë e gjyqësisë zvicerane i ka dhënë të drejtë një punëtoreje që ka punuar “pa letra” si pastruese në Cyrih. Në vitin 2009, prokuroria e lartë shtetërore e Cyrihut e kishte paditur pastruesen për faktin se ajo, duke filluar nga viti 1998 po punonte ilegalisht për punëdhënës të ndryshëm.
Për punën e saj ajo ishte paguar 25-30 franga në orë. Gjykata përkatëse e kishte dënuar atë me të holla, për shkelje të Ligjit për të Huajt. Krahas këtij dënimi, ajo duhej të paguante një shumë prej 8600 frangash për mbulimin e shpenzimeve procedurale.
Ndërkaq, Gjykata Federale, duke i dhënë të drejtë ankueses, ka konstatuar se “puna ilegale ose në të zezë nuk mund të konsiderohet bazë për ndëshkim me të holla sikur në rastet kur paratë fitohen me ndonjë veprim të dënueshëm”.
Sipas të drejtës detyrimore, edhe punëtorët në të zezë kanë të drejtë të paguhen për punën e kryer, shkruan neps.ch. Kjo e drejtë mbrohet edhe nga Ligji Federal për masat e luftimit të punës në të zezë.
Punëtorët e huaj që kanë punuar ilegalisht duhet të informohen se megjithatë kanë të drejtë të marrin pagesën për punën e bërë, ka tërhequr vërejtjen gjykata.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor