Kosova
Gjuha dhe historia shqipe shtohet si lëndë në Universitetin e Zagrebit
Në Universitetin e Zagrebit - në Fakultetin e Studimeve Kroate nga sot u shtua edhe lënda Historia e popullit shqiptar
Kështu njofton Ambasada e Kosovës në Zagreb.
“Kjo lëndë do të ligjerohet nga profesor eminent kroat. Literatura e përzgjedhur dhe përmbajtja e saj premton shumë”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.ch.
Në ligjeratën e parë morën pjesë deputetja shqiptare znj. Ermina Lekaj Përlaskaj, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj.
Në fjalën e vet deputetja shqiptare falenderoi ligjëruesit prof. Joško Pavković, prof. Stjepan Ćosić dhe paralajmëroi se si ligjerues do të jenë krahas profesorëve kroat edhe profesori Berishaj që tashmë është edhe ambasadori ynë këtu në Kroaci.
Dr. Berishaj, ne fjalën e vet shprehi kënaqësinë se do të jenë njëkohësisht edhe ligjerues në këtë lëndë, e që, studentëve kroat do tu ofrojë atz pjesë të munguar deri tani, pra, atë të historisë së mëndimit politik shqiptarë.
Prof Ćosić i cili njëkohësisht ishte edhe drejtor i Arhivit të Dubrovnikut, shtoi se lënda e historisë shqiptare është ogur i mirë për shkencën kroate në departamentin e historisë kroate dhe se ajo do të pasurohet me dije nga lënda e historisë shqiptare, e cila studentëve do tu hapin rrugë për ta kuptuar sa më mirë dimensionin shqiptarë shkencorë nga Iliria e deri ne ditët e sotme.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor