Shkurt.ch

Gjobë në vend të dënimit për sasi të vogla droge

Për revidimin e ligjit mbi narkotikët në Parlamentin Zviceran kanë votuar 100 deputetë ndërsa kundër tij 68 sish

Nën kundërshtimin e SVP-UDC-së dhe të një numri deputetësh të BDP-së dhe të liberalëve, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar revizionin e pjesshëm të ligjit mbi mjetet narkotike.

Ky ligj parasheh që në vend të padisë penale, personat që kapen me sasi të vogël droge, të dënohen vetëm me gjobë në të holla. Kështu do të ndodhë që kujt i kapen më pak se 10 gramë kanabis, nuk do të llogarisë me burg.

Për revidimin e ligjit kanë votuar 100 deputetë ndërsa kundër tij 68 sish. Ligji i ndryshuar parasheh po ashtu që policët mund të shqiptojnë gjobën në vend të ngjarjes por hapat tjerë nuk varen prej tyre.