Shkurt.ch
Gjermani: Serbi qëllon për vdekje kosovarin!
Serbi i shtrirë ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë me të, mbrapa shpinës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse kosovarit
Policia e Bielefeldit, Gjermani, bën të ditur përmes një komunikate për medie, se më 2 mars, rreth orës 20.10 në një sallë të mbuluar futbolli, në këtë qytet ka ndodhur një vrasje. Sipas të dhënave që ka siguruar deri më tash policia, bëhet fjalë për një kosovar 30 vjeçar të vrarë nga një shtetas serb 39 vjeçar.
Hetimet e deritashme tregojnë se kosovari tashmë i ndjerë ka qenë në shoqërim të një kosovari tjetër me shtetësi gjermane dhe një shtetasi të Maqedonisë. Këta, thotë policia, do të kenë sulmuar serbin dhe pasi e kanë lënë të shtrirë në dysheme, janë nisur të largohen nga vendi i ngjarjes. Por, serbi i shtrirë ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë me të, duke qëlluar për vdekje në shpinë kosovarin. Ky i fundit ndërron jetë pas pak në spital.
Vrasësi është paraqitur në polici dhe ka thënë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ka ndodhur. Gjykata e Bielefeldit ka ngritur padi për veprën goditje vdekjeprurëse kundër serbit, i cili ka qenë edhe më parë i dënuar penalisht. Ndaj dy shoqëruesve të kosovarit tashmë të vrarë janë lëshuar fletarrestet për shkaktim të lëndimeve të rrezikshme trupore dhe për pengim të hetimeve. Njëri prej tyre gjendet në paraburgim.
Për këtë krim shkruan edhe neue westfällische, sipas të cilës, kosovari i vrarë është i moshës 36 vjeçare.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës