Shkurt.ch
Gjermani: Kërkojnë burgim të përjetshëm për Arid Ukën
Këtë e kanë kërkuar prokurorët për Arid Uken, i cili ka pranuar se i ka vrarë dy ushtarë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit
Prokurori federal i tha gjykatës në qytetin e Frankfurtit, se Arid Uka, 21 vjeçar, mund të ballafaqohet me dënimin maksimal për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, më 2 mars të vitit 2011.
Dy ushtarë të tjerë amerikanë ishin plagosur, poashtu, nga Arid Uka, i cili kishte hapur zjarr në grupin e ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në aeroportin e Frankfurtit, derisa ata po pritnin fluturimin për në Afganistan.
Së pari, vrasjet janë konsideruar si të motivuara nga ekstremizmi islamik në tokën e Gjermanisë.
Por, prokurorët besojnë se Arid Uka, që është i lindur në Mitrovicë në Kosovë, por është rritur në Gjermani, ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar ndonjë grupi terrorist.
Shpallja e dënimit pritet më 19 janar.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara