Shkurt.ch
Gjenevë: Përleshje me armë para një diskoteke
Të shtënat u dëgjuan para një diskoteke të Gjenevës ( Ibiza Club, Boulevard du Pont-d’Arve) gjatë natës së mërkurës dhe të enjtes. E njoftuar pak para orës 4:30 të mëngjesit, policia ka siguruar shumë shpejt zonën përkatëse.
Fatmirësisht, nga kjo përleshje askush nuk është lënduar. Sipas mediave zvicerane, të shtënat kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje midis dy klientëve të diskotekës. Thuhet që klientët kanë dalë nga diskoteka për t’u sqaruar jashtë lokalit. Hetimi tani më është në duart e Brigadës kriminele. Ndërsa të gjithë dëshmitarët kanë dhënë deklaratat e tyre.
Ky incident ndodhi derisa prej disa ditësh mediat cilësuan Gjenevën si një qytet të pasigurt dhe e përditshmja « Le matin » e krahason atë me Brunxin e SHBA-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor