Shkurt.ch
Gjenevë: Një burrë qëllohet me armë në shtëpinë e mallrave «Les Cygnes»
Disa të shtëna u qëlluan të martën në qendrën e mallrave “Les Cygnes” të Gjenevës. Viktima është prekur rëndë dhe gjendet mes jetës dhe vdekjes.
Një ngatërresë verbale përfundoi me armë zjarri natën e kaluar rreth orës 19:00. “Kam dëgjuar tri ose katër të shtëna dhe pashë tym”, shpjegon një kliente e Migros-it, e cila gjendej aty kur ndodhi fatkeqësia. Në fillim mendova se të shtënat ishin fishekzjarrë, por kur një grua filloi të bërtasë dhe kur paniku përfshiu turmën e njerëzve, kuptova se diçka e rëndë kishte ndodhur. “Në atë moment një burrë qëllohet në kokë me armë. Ai përplasët për tokë, ndërsa gjaku i tij përhapet në dysheme”.
Sipas një dëshmitari, agresori bashkë me qenin e tij është larguar në mënyrë të qetë nga vendi i krimit. Ai është kapur nga policia në një restorant kinez. Shërbyesi i lokalit në fjalë thotë se ky i fundit kishte një pamje të toksimanit.
Viktima e prekur në kokë dhe në krah është transportuar në gjendje kritike në spital. “Jeta e tij është në rrezik”, sipas zëdhënësit të policisë së Gjenevës, Jean-Philippe Brandt, i cili nuk mund të japë detaje të mëtejshme rreth këtij rasti.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor