Lajme

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës mëngjesin e sotëm

Pika kufitare me Serbinë në Merdar nuk është më e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve, të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës, fluksi i daljeve në këtë pikë kufitare ka rënë dukshëm krahasuar me javën që lamë pas.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdar për të dalë nga Kosova udhëtarët mëngjesin e sotëm po presin deri në 30 minuta, kurse kolona e makinave është rreth 250 metra e gjatë.

Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 20 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, kolona e makinave, 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.