Tematike
Gjendja me kovidin në Zvicër, më e keqe se në Spanjë
Zvicra tashmë ka kapërcyer Spanjën dhe Britaninë e Madhe dhe është në rrugë për të kapërcyer edhe Francën
Që nga fillimi i tetorit, Zvicra “po eksplodon” në statistikat e koronavirusit në Evropë, duke u ngritur drejt kulmit të listës sa i përket shkallës së infeksioneve.
Zvicra tashmë ka më shumë raste sesa Spanja, po u llogarit proporcionalisht me popullsinë e saj, shkruan 20minuten.ch
“Tri javë më parë kemi pasur një nga situatat më të mira në Evropë. Sot kemi një nga më të këqijat”, është shprehur ministri i Shëndetësisë Alain Berset këto ditë, transmeton albinfo.ch. Dhe ai paralajmëroi se njësitë e kujdesit intensiv në spitale së shpejti mund të mbingarkohen nëse rritja eksponenciale e rasteve nuk arrihet të ngadalësohet.
Në shtator, në kohën që tashmë po diskutoheshin bllokimet në Spanjë ose në Britaninë e Madhe, rastet nüe Zvicër madje po uleshin. Mirëpo, tri javë më vonë, Zvicra tashmë ka kapërcyer Spanjën dhe Britaninë e Madhe dhe është në rrugë për të kapërcyer edhe Francën.
Rastet në Zvicër po rriten aq shpejt sa dhe në Republikën Çeke dhe Belgjikë, të cilat aktualisht janë më të goditurat në BE. Një Grafikë tregon rastet për 100,000 banorë në 14 ditë në Zvicër, vendet fqinje të saj dhe vendet më të prekura të BE-së, Holanda, Belgjika dhe Republika Çeke.
Shpërthen shkalla e pozitivitetit
Humbja e kontrollit nga ana e Zvicrës reflektohet gjithashtu në të ashtuquajturën shkallë pozitiviteti, e cila krahason testet pozitive me numrin e përgjithshëm të testeve, përcjell albinfo.ch. Shkalla e pozitivitetit është rritur në Zvicër nga rreth 4 për qind në shtator në 15.5 përqind në javën kalendarike 42, që janë shifrat e fundit të disponueshme nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Sipas kësaj, vetëm Holanda dhe Republika Çeke janë përpara Zvicrës.
A u reagua shumë vonë?
Ndryshe nga shumë vende të tjera – përfshirë Suedinë – Zvicra në periudhën që po flasim, madje ka lejuar përsëri organizimin e aktiviteteve masive (me mbi 1000 pjesëmarrës).
Për epidemiologun Matthias Egger, Zvicra ka humbur mundësinë për të shmangur valën e dytë. Fatkeqësisht, masat kundër koronavirusit u zbutën me një goditje në fund të qershorit pa ndërmarrë ndërkohë ndonjë masë të re në korrik, gusht ose shtator, thotë Egger.
Ai thekson se task forca shkencore federale kishte kërkuar marrje masash që në korrik sepse numri i infeksioneve me Covid 19 ishte rritur me një shpejtësi alarmante, përcjell albinfo.ch. “Në këtë mënyrë fatkeqësisht humbi mundësia për të parandaluar atë që pasoi në tetor”, thotë Egger.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës