Kosova

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Bjeshkët e Rugovës

Në fshatin Shkrel të Pejës, afër Bjeshkëve të Rugovës, pasditen e sotme një person është gjetur i vdekur.

Policia e Kosovës ka deklaruar se informacionin për një trup të pajetë e kanë marrë nga një qytetar, teksa në vendngjarje kanë dalë njësitet e hetimit, ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes, transmeton albinfo.ch.

“Sapo të kemi informacione të tjera do t’iu përcjellim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.