Shkurt.ch

Gazetat kritikohen për abuzim me fatkeqësinë

Një numër gazetash kanë botuar fotografi të fëmijëve të vdekur dhe të plagosur, dhe kjo është e patolerueshme

Ndërkohë që në Belgjikë, Holandë dhe në Zvicër shumë njerëz ishin të kapluar nga pikëllimi për viktimat e tragjeidsë së ndodhur në Valis, shumë medie nuk kanë mbajtur qëndrimin e duhur.

Kështu, një numër gazetash kanë botuar fotografi të fëmijëve të vdekur dhe të plagosur, dhe kjo është e patolerueshme, ka thënë ministrja flamane për medie. Fakti se fotografitë janë të disponueshme në internet, nuk do të thotë se ato bën të publikohen, ka thënë ajo.

Abuzime me fatkeqësinë kanë bërë edhe mediet zvicerane.

Kryetari i këshillit të medieve ka kritikuar gazetën bulevardeske “Blick”, e cila në faqen e saj të parë ka publikuar fotografi të një vajze të vdekur në tragjedinë e Valisit. Po ashtu gazeta ka botuar në faqet e brendshme edhe fotografi tjera të fëmijëve që tashmë kanë vdekur.