Lajme
G7 pritet të rrisë ndihmën financiare për vendet e varfra
Ministrat e Financave të shtatë vendeve më të industrializuara janë pajtuar të rrisin volumin e monedhës SDR, që përdoret vetëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, deri në 650 miliardë dollarë, për herë të parë që nga kriza e vitit 2009.
Rritja e financimi synon të ndihmojë vendet me të ardhura të ulëta të rimëkëmben nga kriza e pandemisë COVID-19.
G7-ta ka bërë hapa përpara në marrëveshjen për të zgjeruar rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar, për herë të parë që nga kriza financiare e vitit 2009.
Britania e Madhe që kryeson G7-në këtë vit, deklaroi se ministrat e Financave janë pajtuar të mbështesin rritjen e volumit të të ashtuquajturës Të Drejtat Speciale të Tërheqjes (SDR), që është një monedhë e brendshme që përdoret nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Marrëveshja e arritur mes vendeve të G7-së hap rrugën e veprimeve kritike dhe konkrete për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta, duke u siguruar se asnjë vend nuk do të lihet prapa në rimëkëmbjen ekonomike globale”, deklaroi sekretari britanik i Thesarit, Rishi Sunak.
Lajmi është mirëpritur nga shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, e cila tha se takimi i ministrave të G7-së ishte shumë produktiv.
Vitin e kaluar, në mes të pandemisë, FMN kërkoi shpërndarjen e SDR-ve për të rritur fondin në një ekuivalente prej 500 miliardë dollarësh, nga 293 miliardë dollarë që ishte pas vitit 2009 e deri më sot.
Por, kjo kërkesë u kundërshtua në atë kohë nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Me ndryshimin e administratës amerikane, sekretarja e re e Thesarit, Janet Yellen, deklaroi se do të dëshironte një zgjerim të fondit, por njëkohësisht dëshironte më tepër transparencë se si SDR-të do të përdoren dhe do të tregtohen.
Burime në Shtetet e Bashkuara, të afërta me bisedimet e G7-së, deklaruan se në diskutim është edhe rritja e financimit deri në 650 miliardë dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor