Fun
Futja në det pas konsumit të disa birrave mund të jetë fatale
Mjekët theksojnë se konsumi i disa gotave birrë për t’u freskuar apo çfarëdolloj alkooli tjetër, qoftë dhe për të shoqëruar ushqimin, mund të kthehen në shkak kryesor për vdekje klinike në ujë
Numri i lartë i incidenteve shëndetësore që çuan në vdekje disa pushues këtë sezon në Shqipëri, është kthyer në fenomen shqetësuar pas ngritjes së temperaturave.
Mjekët theksojnë se konsumi i disa gotave birrë për t’u freskuar apo çfarëdolloj alkooli tjetër, qoftë dhe për të shoqëruar ushqimin, mund të kthehen në shkak kryesor për vdekje klinike në ujë.
Ata shpjegojnë se ato ndodhin kryesisht tek ata persona që nuk e dinë se vuajnë nga problemet kardiake dhe konsumojnë disa gota alkool në plazh apo qëndrojnë gjatë duke marrë rreze dielli e më pas futen menjëherë në ujë për tu freskuar, shkruan “Top-Channel”.
Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë, shprehet thotë se ekspozimi ndaj të nxehtit dhe konsumi i alkoolit çojnë në zgjerim të enëve të gjakut.
“Nëse qëndrojmë shumë në diell dhe konsumojnë sasi të mëdha alkooli, futja në ujë çon në ngushtim të enëve të gjakut. Ky ngushtim mund të çojë në përfundim fatal”, thotë ajo.
Mjekët këshillojnë që duhet pasur kujdes që dhe pas ushqimit nuk duhet futur menjëherë në ujë, pasi krijon stres fizik në organizëm.
Por, gjithsesi, ajo që rekomandohet për të gjithë pushuesit, në rastet kur një person bën vdekje klinike në ujë, duhet bërë masazh kardiak për t’i liruar rrugët e frymëmarrjes, deri në mbërritjen e ambulancës. Kjo mund të jetë ndihma e parë efikase që mund të ketë rezultat për ta rikthyer në jetë personin.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor