Kosova
Futbollisti i Izraelit e krahason fushën në “Fadil Vokrri” me stallë të derrave
Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.
Fitoren për Dardanët e siguroi Milot Rashica, me golin e vetëm.
Terreni i fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte jashtëzakonisht i rënduar pasi një pjesë e saj u mbush me baltë, e pas ndeshjes kritikë për këtë kanë qenë vetë izraelitët.
Futbollisti i tyre, Eran Zahavi, fushën e stadiumit më të mirë që e ka Kosova e krahasoi me një “stallë të derrave”.
“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por, natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, tha futbollisti izraelit pas ndeshjes, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor