Futboll
FSHF-ja ndërpret garat në fundjavë, pas bojkotit të gjyqtarëve
Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë kampionatin e futbollit, në të gjitha ligat në Shqipëri, pas sulmit ndaj gjyqtarit, javën e shuar.
Organi më i lartë i futbollit në Shqipëri, ka njoftuar se e respekton vendimin e marrë nga gjyqtarët e futbollit, të cilët kishin bojkotuar garat një ditë më parë.
Ky vendim sipas medieve në Shqipëri, është marrë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj gjyqtarëve, pas asaj që ndodhi në përballjen mes Kamzës dhe Laçit.
Federata Shqiptare e Futbollit përmes një komunikate për media bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara për këtë fundjavë nuk do të zhvillohen, deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume.
Pas sulmit ndaj gjyqtarit në javën e kaluar, skuadra e Kamzës është përjashtuar nga garat e kategorisë Superiore, derisa kryetari i saj, është dënuar me 36 muaj.
E-Diaspora
-
Arianit Shaqiri, një aktor shqiptar në dramën “Wilhelm Tell” të teatrit zviceran Arianit Shaqiri, aktori i parë shqiptar që luan në një projekt që identifikon shtetin zviceran, në...
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë
-
Tragjedi e rëndë e familjes kosovare në Amerikë
-
Vjenë: Bedri Hamza nesër takohet me bashkatdhetarë
-
Komuniteti shqiptar në Nju-Jork ka festuar 112-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të pasurit po bëhen më të pasur Sipas “Bilanz”, 300 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë për herë të parë një pasuri...
-
48 mijë franga për këtë targë të veçantë
-
Zvicër: 770,000 punonjës planifikojnë të ndryshojnë vendin e punës
-
14 miliardë më shumë për zgjerimin e rrjetit hekurudhor
-
48 persona konsiderohen si kërcënim për sigurinë