Shkurt.ch

Frigorifer për diet

LG ka zbuluar një frigorifer të teknologjisë së lartë që do t'ju tregoj se si të ushqeheni pa shtuar peshë

Frigorifer Smart ThinQ, i cili pritet të dal vitin e ardhshëm në tregun britanik për 2000 funta është mjeku i vërtet për dietë.

Pronari i një frigorifer të tillë vetëm duhet të regjistroj të dhënat e peshës trupore dhe të tregoj se sa dëshiron të dobësohet. Duke përdorur teknologjinë, frigoriferi anlizon të dhënat e marra dhe sygjeron receta të shëndetshme dhe alarmon pronarin që të mos përdor produkte ushqimore me shumë yndyrë.

Në këte frigorifer mund të ftohen pijet me shpejtësinë të cilën ju e kërkoni, më së shumti 5 miniuta.

Kamerat brenda frigoriferit i mundësojnë pronarit që nëpërmjet celularit të informohet se çfarë është në të dhe kur ai nuk është shtëpi. Çdo produkt i skanuar para se të vihen në të nëse i kalon data e përdorimit, pronari informohet me menjëherë me sms.