Shkurt.ch
Franca shpërfill zhvlerësimin e “Standard and Poor’s”
Kryeministri francez ka mbrojtur politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria e tij, pas vendimit e agjencisë “Standard and Poor’s”
Kryeministri i Francës, Francois Fillon deklaroi se qeveria e tij do të vazhdojë të punojë për implementimin e reformave dhe reduktimin e borxhit.
“S&P” deklaroi se vetëm masat anti-krizë të Evropës dhe disiplinimi i buxhetit nuk ishin të mjaftueshme për të luftuar krizën e borxhit dhe mund të kthehen në një bumerang.
Qeveria franceze është në një fushatë komunikimi për t’u treguar francezëve se nuk ka vend për panik dhe se politikat reformuese për reduktimin e
Fillon tha në një konferencë për gazetarë se nëse Franca ndodhej në “vijën e zjarrit”, ishte para së gjithash për shkak të ekspozimit të saj ndaj krizës në eurozonë.
“Ky vendim përbën një alarm që nuk duhet të dramatizohet më shumë se c’duhet të nënvlerësohet”, u shpreh Fillon, pas zhvlerësimit nga “AAA” në “AA+” që u njoftua vonë gjatë së premtes.
“Ky vendim ishte i pritshëm, edhe pse dikush mund të thotë se erdhi në momentin e gabuar, duke parë përpjekjet e eurozonës, të cilat po i shohin investitorët”, shtoi ai.
Sipas kreut të qeverisë, zhvlerësimi i agjencisë “S&P” nuk vuri në shënjestër politikat e qeverisë dhe as ato politika ekonomike që duhet të vazhdojnë, me qëllim shkurtimin e shpenzimeve dhe kthimin e borxhit në nivelin normal brenda vitit 2016.
Agjencia e vlerësimit të kreditimit S&P”, përvec Francës, vendosi të zhvlerësojë edhe Austrinë, ndërkohë që paralajmëroi Italinë dhe kurseu Gjermaninë, e cila do të vazhdojë të qendrojë me “AAA”.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara