Futboll

Franca në alarm, dy yjet e skuadrës me virus

Franca është goditur nga një virus 48 orë para finales së Kupës së Botës që e zhvillojnë ndaj Argjentinës.

Gjiganti mediatik, ESPN ka raportuar ekskluzivisht se dy mbrojtësit e Francës, të cilët ishin titullar në gjysmëfinale ndaj Marokut, Raphael Varane dhe Ibrahima Konate, janë me virus dhe janë ndier keq ditën e enjte.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, tha se stafi mjekësor po merr masa paraprake për të ndaluar përhapjen e një virusi te skuadra.

“Ne kemi pasur dis,a raste të simptomave të ngjashme me gripin. Ne po përpiqemi të jemi të kujdesshëm që të mos përhapet dhe lojtarët kanë bërë përpjekje të mëdha në fushë dhe pa dyshim që sistemi i tyre imunitar vuan”, kishte thënë Deschamps pas fitores ndaj Marokut.

Por, gjithnjë sipas ESPN, dyshja e mbrojtjes, Varane e Konate, rrezikojnë seriozisht paraqitjen në finale, pasi ata për momentin janë me grip, ku kanë ethe dhe temperaturë.