Shkurt.ch
Forbes: Angela Merkel, femra më e fuqishme në botë
"Merkel është udhëheqëse e njëres prej ekonomive reale globale në Evropë dhe është lidere e pakontestuar në Bashkimin Evropian”
Revista “Forbes” publikoi listën me 100 femrat më të pushtetshme të planetit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është femra më e fuqishme në botë, thotë revista Forbes, me seli në Shtetet e Bashkuara.
Sipas revistës, Merkel “është udhëheqëse e njëres prej ekonomive reale globale në Evropë dhe është lidere e pakontestuar në Bashkimin Evropian”.
Në vendin e dytë radhitet sekretarja amerikane e shetit, Hillari Klinton, pason presidentja e Brazilit, Dilma Rusef, e të tjera, transmeton REL.
Në listën vjetore të 100 femrave më të fuqishme në botë, revista Forbs, e radhit edhe zonjën e parë amerikane, Mishel Obama, që është e teta, e nënta është shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard, pop këngëtarja senzacionale, Ledi Gaga është e 11-ta, Mbretëresha britanike Elizabeta është radhitur në pozitën 41, e kështu me radhë.
Forbes thotë se femrat në këtë listë, kryesisht politikane, biznesmene dhe personalitete mediale dhe argëtuese, e kanë arritur fuqinë e tyre nëpërmjet parave dhe të forcës si dhe me përdorim të suksesshëm të mediale shoqërore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor