Shkurt.ch

Fluturimet shtesë për Prishtinë, nga shtatori

Fluturimet e Germanwings nga Këln/Bonn-i do të nisin në fillim të shtatorit (më 9 shtator), ka njoftuar Lowfare-Airline të enjten

Kompania ajrore Germanwings ka vendosur që linjat e reja të fluturimit për Prishtinë t`i fillojë që në muajin shtator dhe jo më një nëntor, siç ishte planifikuar më parë. Kështu, fluturimet nga Këln/Bonn-i do të nisin në fillim të shtatorit (më 9 shtator), ka njoftuar Lowfare-Airline të enjten.

Ndërsa gjithsej kjo kompani në planin dimëror të fluturimeve ka 14 fluturime në javë për në Prishtinë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Nga bashkëpunimi me Kosovaairlines, Germanwings pret që gjatë pesë viteve, periudhë për të cilën është arritur marrëveshja, të përpunohet një vëllim prej 200 mijë pasagjerësh në vit.

Germanwings nga fillimi i nëntorit do të realizojë tri fluturime në javë për në Prishtinë nga Shtutgarti, Dyseldorfi dhe Mynihu, ndërsa nga një fluturim në javë nga Hamburgu, Köln/Bonn-i, Frankfurti, Berlin-Schönenfeld-i dhe Hannover-i.